Gjendja shëndetësore e kriminelit serb Ratko Mlladiq, të dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të luftës, është e rëndë.
Kështu po raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Srna’, duke thënë se i dënuari me burgim të përjetshëm gjendet në spital në Schevenigen që gjashtë ditë.
Sipas të birit të tij, Mlladiq po ankohet për dhimbje të forta dhe dobësi trupore.
Ai ishte në spitalin civil deri të enjten dhe më pas u transferua në spitalin e burgut të Tribunalit.
Në vitin 2017, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi e shpalli Mlladiqin fajtor për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera të luftës në periudhën 1992-1995 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.