×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon sërish: Nëse dikush mendon se mund të lë fëmijët e varfër pa fakultet, gabon

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 11:11

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç;rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.


    Duke komentuar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave.

    “Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja e taksës”, tha Haradinaj.

    Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që ua ka ndaluar regjistrimin e studentëve të rinj tri universiteteve publike.
    Sikurse një ditë më herët për Haradinajn ku vendim është i papranueshëm. “Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionisë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të lejojmë që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai.

    Kryeministri është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e deputetit të Nismës Zafir Berisha i cili ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë ndarje të rrugëve për AAK-në dhe Nismën.

    “Zgjedhjet janë demokraci, të shëndetshme, kurdo që parlamenti merr vendim. Nuk kemi histori të keqe me zgjedhje. Për mua është jetike autostrada në atë pjesë”, tha Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!