×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo mund të largohet, Manchesteri vendos për të rinovuar me Rashfordin

    Reporteri
    12 Shtator 2022 | 15:39

    Manchester United raporton se dëshiron të mbajë Marcus Rashfordin pasi Cristiano Ronaldo mund të largohet.

    Sipas “Manchester Evening News”, largimi i portugezit nga “Old Trafford” vitin e ardhshëm është i mundshëm.

    Kësisoj, “Djajtë e Kuq” synojnë të rinovojnë kontratën me Rashfordin, duke i ofruar atij kontratë afatgjate.

    Ronaldo dhe Rashford janë në një situatë të ngjashme kontratash – kontratat e tyre janë të vlefshme deri në verën e vitit 2023 dhe përfshijnë opsionin për të zgjatur kontratat e tyre edhe për një sezon tjetër.

    Manchester United thuhet se planifikon ta aktivizojë opsionin e tillë në kontratën e sulmuesit anglez, por nuk e kanë asnjë nxitim në rastin e 37-vjeçarit.

    Zgjatja e marrëveshjes me pesë herë fituesin mund të bëhet vetëm me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!