Sipas një raporti të INSTAT, punonjësit si menaxherë, ligjvënës, nëpunës, dhe drejtorë ekzekutivë, janë disa nga profesionet që kanë përfituar më së tepërmi gjatë tremujorit të dytë të viti 2022.
Gjithashtu sipas të dhënave, pagat e këtyre profesioneve arrin deri në 100 mijë lekë të reja, dhe janë 68.4% më e lartë se paga në nivel mesatar.
Ndërsa ndër më pak të paguarit janë punëtorët, profesione elementare.
Por nga ana tjetër, sipas të dhënave papunësia në vend ka rënë në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit. Aktualisht shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,1 %.
Po ashtu INSTAT ka treguar se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.