×
  • Lajme
  • Botë

    Ia gjetën 100 kg drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Itali

    Reporteri
    12 Shtator 2022 | 23:29

    Guardia di Finanza e Pizës arrestoi në flagrancë një shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

    Sipas mediave italiane, ka qenë qeni i drogës, i cili ka zbuluar drogën në një garazh pranë një godine, ndërsa po kalonte rrugën.

    Pas kontrollit të garazhit u zbulua sasia e madhe e lëndës narkotike, në total mbi 100 kilogramë .

    Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për për trafik lëndësh narkotike.

    Për shqiptarin është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!