×
  • Sport
  • Sport

    KB Prishtina ndan rrugët me Ekrem Memnun

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 21:28

    Klubi i Basketbollit, Prishtina i ka ndarë rrugët në orët e mbrëmjes trajnerin e tyre, Ekrem Memnun.

    Këtë ata e kanë bërë të ditur me anë të një postimi që kanë bërë në faqet e tyre zyrtare të klubit në Facebook.

    “Sigal Prishtina dhe Kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët. Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi”, thuhet fillimisht në këtë komunikatë.

    “Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale. Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si nje mik i madh i klubit. Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica”, thuhet në fund të njoftimit.

    KB Prishtina në të njëjtën kohë e ka falënderuar tashmë për kontributin ish trajnerin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!