×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD kurrë s’është financuar nga jashtë e aq më pak nga Rusia, thotë Basha

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 11:59

    Ish-Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, mohoi të ketë pasur financim të huaj të PD-së, dhe siç tha ai, “e aq më pak rus”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ky reagim erdhi pas raportimit të Zërit të Amerikës nga një burim brenda administratës amerikane se PD-ja ka pranuar gjysmë milionë dollari financim nga Federata Ruse në vitin 2017 përmes kompanive fantazmë.

    “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane, siç raportoi Zëri i Amerikës të ketë mësuar.

    “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë”, shkroi Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së.

    “[…] Çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, ka thënë ai.

    Inteligjenca amerikane: Rusia influencoi edhe zgjedhjet në Shqipëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!