Olympique Marseille nuk ka asnjë pikë pas dy ndeshjeve të Champions League. Nënkampionët francezë humbën dje nga Eintracht Frankfurt 0:1.
Nga 17 ndeshjet e fundit në Champions League ata kanë humbur 16 duele, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi nga Marseille ishte mjaft me fat në short. Ata nuk kanë në grup skuadra shumë më të mëdha.
Tottenham, Eintracht dhe Sporting CP janë në grup me francezët.
Megjithatë, pas dy ndeshjesh, Marseille nuk ka asnjë pikë. Fillimisht, lojtarët e Igor Tudor humbën ndaj Tottenhamit (0:2), ndërsa dje u mundën nga Eintracht (0:1) në shtëpi.
Fatkeqësisht, për tifozët e Marseille, rezultate të tilla në Champions League nuk janë asgjë e re. Klubi i tyre ka humbur 16 nga 17 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.