×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe: Fitimi i Champions League në Paris do të ishte diçka shumë e veçantë

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 18:08

    Në një intervistë për shtyp për PSG-në, Kylian Mbappe ndau ëndrrat e tij në lidhje me turneun kryesor të klubeve në Evropë.

    “Do të ishte shumë speciale të fitoja këtu në Paris. Por, e dini, fitimi i Ligës së Kampionëve është fitimi i Ligës së Kampionëve! Nuk ka rëndësi se ku dhe si ndodh. Por, sigurisht, për mua të fitoj këtë trofe në Paris është alternativa më e mirë”.

    Kilian ishte më afër trofeut të lakmuar në vitin 2020. Por në atë finale, PSG nuk mundi dot Bayern Munich, ndeshja përfundoi 1-0 në favor të gjermanëve.

    Mbappe ka zgjatur kontratën me parisienët deri në vitin 2024, kështu që ëndrra e francezit për të fituar Ligën e Kampionëve mund të realizohet së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!