×
  • Sport
  • Sport

    Niset Ballkani, rreth orës 10 skuadra mbërrin në Prishtinë

    Reporteri
    16 Shtator 2022 | 9:45

    Ballkani mbrëmë zhvilloi ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës, në të cilën pësoi humbje me rezultat 3:2.

    Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra kampione e Kosovës është nisur për në Kosovë megjithatë, është dashur të rikthehet në aeroportin e Pragës.

    Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.
    Megjithatë, rreziku i madh është evituar dhe tashmë skuadra nga Suhareka është nisur përsëri për në Prishtinë.

    Xhami i aeroplanit të Ballkanit është krisur, skuadra u detyrua të rikthehet në Pragë

    Rreth orës 10 të mëngjesit pritet që aeroplani i tyre të aterojnë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!