×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani lajmërohet nga Prishtina: Mund të përfundonim me fatalitet, por fal Zotit…

    Reporteri
    16 Shtator 2022 | 12:59

    Skuadra e Ballkanit ka arritur në Prishtinë. Me një njoftim në Facebook, skuadra suharekase ka njoftuar se ka zbarkuar në Kosovë pas një incidenti që mund të kishte pasoja të rënda në aeroplan.

    “Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë.
    Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    Plasaritet xhami i aeroplanit që po udhëtonte FC Ballkani, detyrohet të kthehet në Pragë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!