Në mbledhjen që ka mbajtur KE i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, është diskutuar për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e garave, duke konstatuar se deri më tash pati një rrjedhë të mirë të garave, por gjithsesi KE kërkon nga Komisionet dhe nga gjyqtarët që të jenë në nivel të detyrave.
KE analizoi edhe paraqitjen e skuadrave tona në garat evropiane, e cila u vlerësua që ishte një paraqitje e mirë e veçmas nga kampioni në fuqi, FC ”Ballkani”, që ka arritur të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe të ketë paraqitje dinjitoze. Kjo ka bërë që imazhi i futbollit të Kosovës të rritet.
Për vizitën e të parit të FIFA-s KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022.
KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e Kombëtareve dhe u vlerësuar se ato po shkojnë sipas dinamikës dhe plan-programit të paraparë./klankosova/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.