×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    4 shqiptarë kapen me drogë në vlerë prej 200 mijë paund në Britani

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 17:30

    Policia britanike ka arrestuar 4 shqiptarë të paligjshëm në Britani të cilët u kapën me drogë të klasit B me vlerë 200 mijë paund.

    Shqiptarët janë kapur në Hartlepool, ku kishin ngritur një plantacion për rritjen e kanabisit.

    Të arrestuarit janë, Zenel Tusha 26 vjeç, Mirush Tusha 23 vjeç, Leo Metushi 38 vjeç dhe 23-vjeçari Petrit Tusha, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për posedim kanabis me qëllim furnizim.

    4 shqiptarët u gjetën nga policia ndërkohë që ishin fshehur në dhomën e gjumit në banesën që ata kishin fshehur edhe sasinë e madhe të drogës.

    Autoritetet janë shprehur se droga vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 £ me kosto me shumicë dhe rreth 200,000 £ në rrugë.

    Nga dokumente të gjetura në shtëpinë e tyre autoritetet treguan se banda do të fitonte 5,900 £ secila nga një marrëveshje.

    Avokati që përfaqëson Metushin, tha se klienti i tij i ishte dorëzuar tundimit pasi nuk arriti të siguronte punën pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

    Avokati i Petrit Tushës, i tha gjykatës se klienti i saj ishte zhvendosur në veri-lindje vetëm pasi kishte ikur nga Sheffield pasi mbërriti në Britani me kamion.

    Gjithashtu avokati i Zenel Tushës, tha se klienti i tij kishte aplikuar për azil pasi kishte mbërritur ilegalisht në vend dhe gjithashtu kishte ikur nga Sheffield para se të përfundonte në Hartlepool me vëllain e tij Petritin.

    Ndërsa avokati i Mirush Tushës, tha se klienti i tij ishte përfshirë vetëm në operacionin e drogës për të shlyer borxhet e tij në vendlindjen e tij, Shqipëri.

    Metushi dhe Zenel Tusha u burgosën me nga 20 muaj, ndërsa Petrit dhe Mirush Tusha u burgosën nga 19 muaj. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!