Një 19-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa krimi tronditi sërish kryeqendrën e veriut.
Erjon Xhenja ishte në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në momentin ku u qëllua me armë zjarri.
Gazetari Simon Shkreli mëson nga burime se ndaj të riut është qëlluar pesë herë me pistoletë nga një distancë e afërt. Plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.
Policia përmes një deklarate njoftoi se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Sakaq, grupi hetimor vijon punën, ndërsa FNSH po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.