×
  • Lajme
  • Lajme

    Legjislatura aktuale e Kuvendit ka përmbushur vetëm 18 % të agjendës së saj

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 20:48

    I shkurtër ka qenë ballafaqimi i kryetarit të Komisionit për Financa, Driton Selmanaj, me kryeshefin e Postës, Sejdi Hoxha.


    Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është dashur të shqyrtohen raportet e auditimit për Postën e Kosovës, Telekomin dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘’Prishtina’’, raporton KTV.

    Por, mbledhja ka dështuar të mbahet shkaku i mungesës së kuorumit.

    E, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, problematika e mungesës së numrave në Kuvend po bartet edhe në Komisione parlamentare.

    Sipas Agnesa Haxhiut nga KDI-ja, mungesa e kuorumit e ka bllokuar Kuvendin meqë është përmbushur vetëm 18 për qind e agjendës legjislative.

    Ajo shton se shqyrtimi i raporteve të auditimit, do të duhej të bëhej në gjysmën e parë të vitit.Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë seanca të zakonshme në vazhdimësi, shkaku i mungesës së numrave. Në rend dite ka ende pika që nga tetori i vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!