Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për dhunë ndaj gruas së tij. Në gjendje të dehur ai e ka goditur me grusht dhe ka tentuar t’i thyejë krahun.
Një fqinj ka dëgjuar viktimën duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Policinë. Burri dhunues është arrestuar pak më vonë.
Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht dehej, sipas mediave greke.
40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Rrethit të Volosit, u procedua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe lëndim trupor në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo. Mirëpo ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.