Omer Bajraktari është zgjedhur së fundi në krye të qytetit shqiptar në Mal të Zi, Ulqinit.

Ai sot ka njoftuar se i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Muradija Tulic.

Martesa e tyre u be në xhaminë e qytetit dhe me tradita islame, në prezencë të hoxhës dhe dy familjeve.

Reklamë

Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e kryeministrit shqiptar në detyrë, Dritan Abazoviq.

Përveç pjesëmarrjes, Abazoviq u bë edhe dëshmitar i kurorëzimit në mes çiftit të ri.