Patriot Sejdiu duket se nuk ka vendosur ende se cilin shtet ta përfaqësoj.
Sulmuesi nga Prishtina ka dhënë së fundi një intervistë për “Epxressen”, ku mes tjerash u pyet se ngjyrat e cilit shtet do të mbrojë.
“Nuk them jo nëse thërret Kombëtarja e Suedisë, por më mirë do të kisha zgjedhur Kosovën”, tha ai.
Sejdiu në janar të vitit 2020 kishte debutuar me Kombëtaren U20 të Suedisë, kurse në mars të këtij viti ishte ftuar nga Albert Bunjaki te Kosova U21.
22-vjeçari nuk është ftuar nga Kombëtarja A e Suedisë ose e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, teksa mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i tij.
Sulmuesi i krahut të djathtë ka regjistruar 13 paraqitje me Malmon në elitën e futbollit suedez këtë sezon, teksa ka shënuar katër gola.
Patriot Sejdiu me klubin e Malmos ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2024.
Ai iu bashkua ekipit të parë në janar të vitit 2020, kurse nga 30 janari i atij viti deri më 6 dhjetor luajti në huazim te Dalkurd. /express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.