Jeta Deda, drejtoreshë e AKU, foli për A2 CNN për njoftimin e rëndësishëm të bërë këtë të mërkurë nga ky autoritetet për tërheqjen nga tregu i Shqipërisë të një sasie të konsiderueshme salsiçesh, të markës “Wudy Aia”, kanë rezultuar me prani të një bakteri të dëmshëm për njeriun.
Deda theksoi se kush ka blerë këto produkte gjatë kohëve të fundit duhet t’i kthejë te shitësi këto produkte. Ndërkohë, drejtoresha e AKU thekso se kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet te mjeku i familjes.
“Mbrëmjen e djeshme kemi marrë njoftimin nga sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, ku nuk është vetëm AKU pjesë e këtij sistemi, por edhe autoritete homologe. Ky njoftim ka ardhur dje dhe menjëherë janë marrë masat për të ndjekur vijueshmërinë. Është një produkt i importuar dhe jo i prodhuar në Shqipëri.
Ky njoftim nuk është i pari që AKU bën, ky është një njoftim që ne kemi marrë përsipër që ta bëjmë si transparencë. Kush e ka blerë këtë produkt dje apo pardje, duke ta rikthejë pranë shitësit, për t’u asgjësuar ashtu siç duhet.
Kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes kush ka konsumuar këto produkte pasi ka risk serioz për shëndetin e njeriut.
Ky produkt ka dalë me probleme në disa vende”, tha drejtoresha e AKU.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.