×
  • Lajme
  • Rajon

    “Zelensky i ra shuplakë Serbisë kur dënoi neutralitetin e shteteve” – Profesori serb komenton fjalimin e Vuçiçit në OKB

    Reporteri
    22 Shtator 2022 | 12:42

    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli jashtë kornizës së korrektësisë politike dhe gati bëri skandal diplomatik [në fjalimin e tij në OKB], kur foli se si fuqitë e mëdha janë hipokrite kur e mbështesin Ukrainën, por jo Serbinë rreth Kosovës”, vlerësoi profesori serb i shkencave politike, Bojan Vraniç.

    Këtë fjalim të presidentit serb, profesori Vraniç e quajti kryekëput për “konsum të brendshëm” dhe kryesisht “për ato të krahut të djathtë”.

    Duke pasuar menjëherë pas fjalimit të presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Vuçiç veproi sikur “po ua fut gishtin në sy” vendeve perëndimore, konstatoi Bojan Vraniç.

    “Kjo politika se ‘shihni se tash unë u tregoj këtyre’ ka kuptim vetëm për nevoja të brendshme në Serbi, dhe pyetja është se sa qartë ishte për ata tek të cilët e kishte qëllimin, dhë të cilët Vuçiç i quajti impotentë”, thotë ai për të përditshmen serbe “Danas”.

    “Parë në tërësi fjalimi ishte kontradiktor, sepse provon të formësojë diskursin se Serbia është viktim e një padrejtësie të madhe, por se ende dëshiron të jetë politikisht e barabartë ‘me agresorin’ një ditë”, përcjell Reporteri.net.

    “Për të gjithë atë që tha Aleksandër Vuçiç, lajmi më i madh është se Zelensky publikisht dënoi neutralitetin në fjalimin e tij, duke e quajtu ç’interesim, egoizëm dhe mirëmbajtje të interesave vetjake. Është shuplakë direkte ndaj Serbisë gjithashtu, ndoshta e thënë në pajtim me ShBA-në dhe BE-në”, ka thënë Vraniç.

    Aleksandër Vuçiç në OKB paraqiti mantrën e tij të zakonshme se gjoja çështja e intergritetit territorial të Ukrainës është e njëjtë me atë të Serbisë, referuar iluzioneve për përmbajtjen e Kosovës brenda saj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!