Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se kanë kryer edhe dy arrestime të tjera lidhur me rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan në maj të vitit të kaluar.
Nga bastistjet e kryera lidhur me sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë, PSRK njofton se kanë arrestuar H.Sh dhe N.M, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përveç sigurimit të provave materiale, policia ka arrestuar dhe ndaluar dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Reporteri.net/.