Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Lugansk, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, shkruan N1, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Kjo do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, theksoi Selakoviq në konferencën për shtyp.
I pyetur për planin e bashkëpunimit me Rusinë të nënshkruar në OKB, ai tha se është një çështje teknike e cila është bërë që nga viti 1996.
Ai shpjegoi se plani përmban aktivitetet e ardhshme në lidhje me konsultimet në OKB për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet bilaterale. dhe aktivitete shumëpalëshe dhe se nuk përfshin politika të sigurisë.
Selakoviç foli për takimet e fundit në New York, duke thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq diskutoi politikën, si dhe çështjet e energjisë me zyrtarët amerikanë, duke përfshirë ndërtimin e paneleve diellore, një hidrocentrali, si dhe ndërlidhës me gaz për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.