×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj me delegacionin britanik: Kornizë kohore për dialogun dhe njohje reciproke në marrëveshjen finale

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 13:08

    Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim delegacionin britanik, Andreë Page, Shef i Departamentit për Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Foreign Office.


    Në takimin, u zhvillua bashkëbisedim rreth temave aktuale politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, por theks i veçantë iu dha dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale me njohje reciproke.

    Zëvendëskryeminisrti Enver Hoxhaj, potencoi se dialogu me Serbinë është pikë shumë e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që të arrihet marrëveshje e pajtueshme në mes të të dyja shteteve, përfshirë njohjen reciproke.

    Hoxhaj potencoi se dialogut i duhet qartësi dhe një kornizë kohore për arritje të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Hoxhaj dhe Page u pajtuan se mbështetja e vendeve të QUINT-it në dialog me Serbinë është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Andaj, përfshirja e vendeve aleate të Kosovës e sjell zgjidhjen e duhur për vendin dhe rajonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!