×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Lansohet fushata për siguri në rrugë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 16:16

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën ka bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.


    Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se MIT, me anë të kësaj fushate, ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithshëm i mjeteve qarkulluese.

    Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.

    Iniciativa e sotme është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!