Janë bërë gjashtë ditë prej se u gjet i vdekur 11-vjeçari në Fushë Kosovë. Por, i nderi nuk është fëmija i vetëm në lagje që ishte ngacmuar nga ky i arrestuar.
Edhe një 15-vjeçar i së njëjtës familje, tregon se ishte dhunuar nga i dyshuari e pastaj edhe kërcënuar.
“Më ka rrahur, boksa, shkelma, edhe më ka kap për fyti edhe më ka dërguar në një shtëpi të madhe, ka pasur shumë dhoma. Ma mbylli gojën dhe më ka rrahë, ma ka mbuluar fytyrën. Tani ka ardhur kunata ime dhe më ka shpëtuar. Më ka thënë nëse tregon në Polici, kam më të mbytë edhe ty. I kam thënë jo nuk tregoj. I tregova babait tim”, ka rrëfyer ky 15-vjeçar për KTV-në.
Ndërkaq, e ëma e të miturit që u vra në Fushë Kosovë, Makfire Ilazi, ka treguar se nuk ishte hera e parë që i biri i saj po keqtrajtohej nga i dyshuari.
“E merrte djalin, me zor. E kapte, e rrihte, edhe e dërgonte në një ndërtesë. Aty e kam gjetur djalin. E kam njohur nga këpucët. Atë e ka dërguar, e ka rrahur, i ka dhënë bari (hashash)”, rrëfen ndër të tjera nëna e tij.
Mbrëmjen e së martës, Policia e Kosovës arriti ta arrestojë një person me inicialet S. O., i cili dyshohet se ka vrarë të miturin nga Fushë Kosova.