×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 9:37

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në 25 vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, ka bërë homazhe para varrit të tij.

    Kurti tha se profesor Statovci ishte gjithmonë bashkë me studentët në ballë të ndryshimeve kombëtare.

    “Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalit edhe kryengritës, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur që si askush tjetër para tij e pas tij ishte bashkë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997, padyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari sepse ishim me shumë fat që e patëm”, tha Kurti.

    Kurti tha se pavarësisht se jetoi shkurt, ia kanë vlejtur dekadat e jetës së Statovcit jo vetëm për familjen, por për studentët, Kosovën e kombin shqiptar.

    “Profesor Eujp Statovci në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç por ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Por ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur fort jo vetëm për të e për familjen e tij por për universitetin, për Kosovën, për studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptarë”, tha Kurti.

    E pranishme në homazhe të të ndjerit ishte edhe bashkëshortja e tij, Drita Statovci, e cila tha se parimi i Statovcit ka qenë mbrojtja e studentëve, jo vetëm përkrahja e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!