×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina përplas një 3-vjeçar në Durrës

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 20:05

    Një fëmijë 3-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në qytetin e Durrësit.

    Policia raporton se rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3-vjeç.

    I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!