×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafa që kritikohej për drejtshkrim, lexon edhe në pushim

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 22:22

    Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është kritikuar shumë shpesh për gabimet e shumta drejtshkrimore në postimet e tij në rrjetet sociale.


    Këto kritika, si duket kanë pasur efekt. Deputeti që vjen nga Komuna e Prizrenit, ka postuar në Facebook fotografi me libër në dorë, pasi mori pjesë në Panairin e 11-të të librit që po mbahet në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.

    Në profilin e deputetit Berisha, apo siç njihet ndryshe si “Zafa”, nuk jemi mësuar të shohim fotografi me libra.

    Shumica e postimeve të tij, kanë të bëjnë me luftën. Zakonisht, deputeti poston fotografi i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë në dorë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!