×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Parlamentit të Serbisë, merr rrogë si këshilltar i Komunës së Graçanicës

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 9:58

    Gazetari Fatmir Sheholli ka bërë publike një hulumtim sa i përket partive serbe që kanë ekzistuar nga paslufta e deri tani dhe pagat që i marrin zyrtarët serbë në Kosovë duke mos qenë banorë rezidentë.


    Ai ka prezantuar disa nga hulumtimet që ka bërë në lidhje me funksionimin e partive serbe karshi shtetit të Kosovës.

    Sipas Shehollit, asnjë nga partitë serbe që kanë ekzistuar nga paslufta e deri tani dhe që janë regjistruar në KQZ, nuk e kanë pranuar shtetit e Kosovës.

    Sheholli ka thënë se nga buxheti i Kosovës, serbët të cilët fare nuk punojnë në Kosovë paguhen 1 milionë e 300 mijë euro.

    “Në vit, serbët të cilët fare nuk punojnë në Kosovë, shumica edhe nuk jetojnë paguhen 1 milionë e 300 mijë euro nga buxheti i Kosovës, përmes “vaucherave” dhe shpërndahen nga kryetarët e komunave me shumicë serbe”

    Ai tha gjatë hulumtimit ka hasur në një deputet të Parlamentit të Serbisë, që është këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës.

    “Ai është deputet i Parlamentit të Serbisë nga partia SPS (Partia Socialiste Serbe) e në Kosovë e mer rrogën si këshilltar i Kryetarit të Komunës së Graçanicës”.

    Sheholli tha se ky është vetëm një rast, pasi pjesa dërmuese marrin dy rroga, nga shteti i Kosovës dhe nga Serbia.

    Më tej, ai tha se në asnjë komunë që qeveriset nga kryetarët serbët nuk respektohen simbolet e shtetit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!