×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i autoshkollës në Prishtinë kapet në vepër: Kërkonte ryshfet për të kaluar provimin praktik

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 10:16

    Një pronar i një autoshkolle në Prishtinë dje është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti ishte kapur në flagrancë duke ia marrë viktimës mashkull shqiptar një shumë parash me pretekst se do t’i ndihmojë për ta kaluar provimin praktik për patentë shofer.


    Nga raporti 24-orësh i Policësë bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Kujtojmë se ditë më parë  Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë.

    Ata janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe marrje e ryshfetit”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!