×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku: Akuzat në drejtim të Këshillit të Librit, të kota dhe pa fakte

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 10:30

    Profesori universitar dhe nënkryetari i Këshillit të Librit, Flamur Maloku ka reaguar ndaj kritikave të kohëve të fundit janë bërë në drejtim të këtij këshilli, i cili vepron si organ i Ministrisë së Kulturës.


    Maloku ka thënë se ky Këshill gjithmonë do të jetë në përkrahje të botuesve dhe kërkesave të tyre, të cilat janë të mëdha nga viti në vit.

    Megjithatë, sipas tij kërkesat e disa prej botuesve janë të pavenda. Gashi është shprehur se disa nga botuesit me rastin e aplikimit në MKRS, shkelin kriteret e konkursit qoftë me apo pa vetëdije, pastaj ankohen për përkrahje të vogël ose për hiç përkrahje dhe për përbërje klanesh.

    Ai i ka quajtur këto akuza të kota dhe të papërshtatshme.

    Postimi i plotë: 

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëpërmjet Këshillit të Librit, zëvendëskryesues i të cilit jam, vazhdon t’i përkrahë botuesit e Kosovës për botimin e librave dhe të revistave dhe për blerjen e tyre. Për çdo vit, prej që jam anëtar i Këshillit të Librit, kërkesat e botuesve janë edhe më të shumta në numër, edhe më të mëdha në shuma materiale. Po për çdo vit edhe ankesat e tyre janë të shumta, shumica prej tyre të pavenda. Disa botues, që me rastin e aplikimit në MKRS, shkelin kriteret e konkursit qoftë me apo pa vetëdije, pastaj ankohen për përkrahje të vogël ose për hiç përkrahje dhe për përbërje klanesh. Këto akuza janë kotësi. Pa fakte. Bajate. Frazeologjike. Ne – Këshilli i Librit – jemi një trup i përbërë intelektualësh për t’i dhënë propozime ministrit të Kulturës, z. Kujtim Gashi, për blerje dhe botim të librit e të revistave. Këmbëngulja dhe dëshira jonë, edhe në takimet me ministrin Gashi, është që të përkrahim libra sa më të mirë për botim dhe për blerje, që iu përshtaten kritereve të tre konkurseve që shpallë MKRS-ja për çdo vit. Po ashtu, kemi kërkuar nga MKRS-ja, meqë kërkesat e botuesve janë të mëdha, që të rritet buxheti për botimin e librit dhe të revistave dhe për blerjen e librit. Natyrisht se do të rritet buxheti për veprimtarinë botuese sepse ministri, z. Kujtim Gashi, është i interesuar ta ndihmojë fushën e kulturës së librit. Megjithatë, nuk do të përkrahim asnjëherë aq sa kanë dëshirë botuesit, kushdo qoftë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!