×
  • Sport
  • Sport

    Rashica i jashtëzakonshëm, i lë të gjithë gojëhapur me “trikun” e ri

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 15:12

    Milot Rashica e ka bërë një ‘trik’ të pabesueshëm në stërvitjen e radhës me Werder Bremenin. Futbollisti kosovar i ka befasuar gjermanët me lëvizjet magjike me topin.


    Milot Rashica ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Bundesligës në pjesën e dytë të sezonit, shkruan Gazeta Express.

    Ylli kosovar shkëlqeu në fanellën e Werder Bremenit dhe emri i tij u bë mjaft i respektuar, jo vetëm në futbollin gjerman, por edhe më gjerë.

    Dhe, futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës i ka konfirmuar shkathtësitë e tij edhe në seancën e fundit stërvitore me ekipin gjerman.

    Rashica e bëri një ‘trik’ të pabesueshëm dhe të rrallë, i cili i ka befasuar të gjithë, përfshirë këtu edhe gjermanët.

    “Kur Milot Rashica të tregon se e ka një ‘trik’ të ri për sezonin e ri 2019/20”, ka shkruar Bundesliga në rrjetet sociale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!