Xhudistja kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi do të ketë statuajë të bronztë.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar trajneri i saj Driton Kuka në Facebook. Kjo statujë, që nuk dihet se në cilin qytet të Kosovës do të vendoset, financohet nga Federata Botërore e Xhudos.
“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhojë artistët më të njohur në Botë për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike. Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në vendin tonë. Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vijë nga New York së shpejti”, ka shkruar Kuka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.