×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe sot protestohet për dhunimin dhe vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 8:21

    Pasi dje një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 11-vjeçarit, sot është paralajmëruar protestë.


    Ata protestojnë për siç thonë neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e 11-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.

    Gazmend Qyqalla, aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali, ka bërë thirrje që sot të protestohet në mënyrë që të mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.

    “Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 9vjeçarit.

    S.Osmani është arrestuar disa ditë pasi 9- vjeçari u gjet i vrarë më 7 korrik nën shkallët e një ndërtese në Fushë Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!