Akuzat e shefit të PDK-së Kadri Veselit në drejtim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë goditjet ndaj njëri-tjetrit ende pa e përfunduar gjysmën e mandatit.
Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është pro idesë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet, nëse do të ishte e nevojshme që t’i hapte rrugë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Përpos kësaj, Veseli e ka akuzuar partnerin e koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj, se komunikimi i tij me Amerikën nuk po dallon me komunikimin që ka me Serbinë, shkruan zëri.
Deklaratave të Veselit u është kundërpërgjigjur Haradinaj, duke u shprehur se përveç vendosjes së taksës ai kishte guxuar t’u thotë “Jo” të gjithë atyre që kishin bërë plane për ndarjen e Kosovës.Këto përplasje njohësit e çështjeve politike i shohin si sinjale për rrëzim të Qeverisë nga ana e PDK-së dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.