Kampioni i Serisë A, Juventusi, është i gatshëm t’i ofrojë tre futbollistët e skuadrës së vet – Cancelon, Costan dhe Mautidin – në shkëmbim për mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogban.
Pas disa javësh raportime se Juventusi dhe Real Madridi duan t’i sigurojnë shërbimet e Paul Pogbas për sezonin e ardhshëm, kampioni italian më në fund e ka bërë gati një ofertë për “Djajtë e kuq”, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja italiane, Corriere della Sera, raporton se Juventusi i ka zgjedhur tre lojtarë të skuadrës për ta ulur çmimin që Manchester Unitedi po e kërkon për fituesin e Kupës së Botës, 150 milionë funte.
Drejtuesit e Juventusit besojnë se ata mund ta bindin Manchester Unitedin ta shesë Pogban këtë afat kalimtar të verës, përkundër insistimit të anglezëve se francezi nuk është për shitje dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.
Vetë Paul Pogba e kishte bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar të verës, gjatë kohës sa ishte me pushime në Kinë, transmeton Gazeta Express.
“Mendoj se, për mua, kjo mund të jetë koha e duhur për ta pasur një sfidë të re diku tjetër”, kishte thënë ylli francez.
Pastaj, në fillim të këtij muaji, agjenti i Pogbas, Mino Raiola, tha se ai është në proces për t’ia gjetur një klub të ri klientit të tij, pas lajmeve se Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për 26-vjeçarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.