×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot temperaturat deri në 29 gradë Celsius, vende-vende priten reshje shiu

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 8:30

    Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.


    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ditës së sotme për qendrat kryesore të Kosovës i gjeni më poshtë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!