Qeveria e Shqipërisë ka propozuar heqjen e TVSH-së për importin e energjisë.
Këto ndryshime në skemën e TVSH-së parashihet të ndodhin për të lehtësuar çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike të gjithë subjektet që e blejnë përmes bursës shqiptare, ndërsa në rastet e importit të energjisë, qeveria propozon heqjen e taksës së vlerës së shtuar.
Një mundësi e tillë, pritet të krijojë më shumë lehtësi në rrjetin elektrik dhe do t’i ulë një kosto të konsiderueshme kompanive të mëdha duke sjellë më pak kosto në prodhim, shkruan “Ora News”.
Megjithatë në vitin e ardhshëm nuk parashikohet që të ketë ulje të akcizës apo taksave të karburantit.
Projektligjet janë pjesë e paketës fiskale që duket se do të miratohet së bashku me buxhetin e shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.