×
  • Lajme
  • Lajme

    Lagjet e Prishtinës e Ferizajt vërshohen nga insektet e ujit që mund të shkaktojnë 33 sëmundje

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 10:23

    Banorë të disa lagjeve në Prishtinë po përballen me insektet që kanë pushtuar hyrjet dhe apartamentet.


    Insektet e njohura me emrin “water bugs”, depërtojnë nëpër gypat e kanalizimit dhe shkaktojnë 33 sëmundje, shkruan sot Koha Ditore.

    Më së shumti këto insekte janë shfaqur në lagjet “Ulpiana”, “Arbëria”, “Dardania” e “Lakrishte”.

    Teksa në Ferizaj më së shumti janë prezente në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

    Banorë të të dyja komunave kanë deponuar ankesa te autoritetet komunale, porse deri tashti nuk është bërë asnjë intervenim.

    Alban Kika, përfaqësues i një biznesi në sheshin “Nëna Terezë”, ka thënë se janë në hall nga këto insekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!