×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 19:21

    Zgjedhjet lokale të vitit 2023 ishin në fokusin e diskutimeve të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të saj kryeministri Rama njoftoi se do të zhvillojë një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit duke nisur kështu edhe fushatën për zgjedhjet vendore pavarësisht se nuk ka një datë të shpallur nga Presidenti i Republikës.

    Me zgjedhjet në mendje duket se po planifikohet edhe buxheti i vitit të ardhshëm. Në këtë kuadër, Rama foli edhe për masat që Qeveria do të ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët nga efektet e krizës dhe inflacionit.

    Në vëmendje ka gjithmonë edhe opozitën, sulmi ndaj të cilës, si pjesë e strategjisë elektorale, duket se do të ketë si kryefjalë çështjen e financimeve ruse. Në lidhje me këtë çështje Rama nënvizoi se ka të tjera fakte që nuk janë bërë publike./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!