×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kaçanik fillon ndërtimi i shkollës që kap vlerën mbi 1 milionë euro

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 12:20

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka qëndruar në fshatin Doganaj të Kaçanikut ku marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e shkollës së re që kap vlerën mbi 1 milionë euro.


    “Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Besim Ilazi, të parin e Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, morëm pjesë në këtë ceremoni festive për shkollën fillore “Ali Asllani”.

    Ministri ka thënë se ndërtimi i shkollës së re nuk është vetëm një premtim por edhe obligim.

    “Nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!