Shpend Haxhaj po e priste me gëzim pushimin e verës në Kosovë, ku do të kalonte tri javë me familjen e tij.
Megjithatë, ai nuk e imagjinonte se do të humbiste më shumë se 8,800 dollarë para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.net.
Telvizioni CBS i ka kushtuar një kronikë kosovarit të cilit iu plaçkitën mijëra euro.
Ai në një lidhje me video përmes telefonit rrëfen se paratë iu vodhën ndërkohë që u ndal në një farmaci, gjatë rrugës për aeroport. Shpendi rrëfen se kuleta ku kishte mjetet e identifikimit dhe kartelat bankare, i kishte rënë në skaj të rrugës, pa e vënë re fare.
Në pamjet që u publikuan nga televizioni shihet një grua dhe një burrë duke u larguar me shpejtësi.
Policia bën thirrje që kushdo që ka informacion për këtë ngjarje të lajmërojë rastin dhe të ndihmoj kosovarin i cili me ato para synonte të ndihmonte familjarët e tij në Kosovë, të cilët thuhet se jetojnë në varfëri.
Vajza e tij thotë për televizionin, se babai i saj ka mbetur zemërthyer nga kjo ngjarje. Ajo rrëfen se me ato para ai synonte të ndihmonte babain e tij në Kosovë, i cili ndonëse është 67 vjeçar, ende punon për të siguruar bukën e gojës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.