×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Nuk ka asnjë gjasë të rikthehen vizat, non-grata nuk ka shans të hiqet

    Reporteri
    18 Tetor 2022 | 18:57

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë

    Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk ka asnjë gjasë që të vihen vizat për Shqipërinë.

    “Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!