Kryeministri Ramush Haradinaj para pak çastesh ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.
“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksione të veta pa krijuar vakum, do ju informoj Zyrtarisht gjitha institucioneve relevante do ju mbes gjithnjë me besnikëri atdheut ishte ndër t’i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se beson në pastërtinë e UÇK-së, ndërsa kritikoi ashpër BE-në e cila sipas tij po bën presion të madh mbi Kosovën.
“Pastërtia imë dhe e luftës së UÇK nuk mund të njollosët asnjëherë shteti im është Kosova e paprekshme. Kosovës po i bëhet presion i padrejtë ndarja janë të papërballueshme nga Kosova dhe si kryeministër besoj fuqishëm se çmimi për njohje është treguar dhe për ketë taksa është çmimi i njohës. BE po bën gabim po bën presion lidership po bën gabim që nuk po e vlerëson lidërshipin e Kosova është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.