×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Haradinaj i rrethuar nga kolegët, del te ‘Kafet e vogla’

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 19:05

    Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së dhe pas konferencës për media ku iu drejtua edhe njëherë popullit lidhur me ftesën e marrë nga Gjykata Speciale për shkak të cilës dha dorëheqje nga posti i kryeministri, Ramush Haradinaj ka dalë për të pirë kafe të “Kafet e vogla” në Prishtinë.


    Në shoqëri me Haradinajn është Pal Lekaj dhe disa persona të tjerë…

    Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.

    Ai ka thënë se e bën këtë pas ftesës së që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Haradinaj ka theksuar se ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe se para drejtësisë do të përballet si individ, dhe beson thellë në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!