Avokat Arianit Koci ka përkrahur hapur kryeministrin në largim Ramush Haradinajn, pas ftesës nga Gjykata Speciale dhe dorëheqjes nga posti i kryeministrit.
Koci e ka qujtuar Haradinajn hero, duke shtuar se Haradinaj “po i ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet”.
“Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet. I quajmë heronj. I tillë është Ramushi. Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet. Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve. Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë. Sigurt”, ka shkruar avokati Koci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.