×
  • Sport
  • Sport

    Debutim si në ëndrra për Vedat Muriqin, shënon dopietë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 19:42

    Muriqi ka shënuar dy gola në debutim te Fenerbahce, që e mposhti 2-0 në miqësore Bursasporin.


    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi i ri, Fenerbahce.

    Futbollisti i “Dardanëve”, që ditë më parë kompletoi transferimin nga Rizespor, ka realizuar dy herë në miqësoren kundër Bursaspor, të cilën Fenerbahce e fitoi 2-0.

    Muriqi, fillimisht shënoi në fund të pjesës së parë, për rezultatin 1-0.

    Kurse për të treguar se Fenerbahce ka bërë një goditje të madhe, duke ia rrëmbyer atë Galatasarayt, që gjithashtu u interesuar për shqiptarin, realizoi një tjetër gol në pjesën e dytë.

    Me anë të një goditjeje të fuqishme, tipike të një sulmuesi vrasës para portës, Muriqi shënoi për 2-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj miqësoreje.

    Muriqi tregoi se është transferim i qëlluan për Fenerbahcen, dhe se mezi pret startin e sezonit në Superligën e Turqisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!