Ish-kryetari i rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, që kishte aderuar më pas në Partinë Demokratike të Kosovës, është tallur në Facebook pos dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.
Ai ka shkruar se i është ofruar posti i kryeministrit, por thotë se e ka refuzuar.
Ibrahimi ka shkruar askush nuk mund të bëhet kryeministër pa shkuar në zgjedhje fillimisht.
Ky është postimi i plotë i tij:
Te dashur qytetare te Republikes se Kosoves
Me eshte ofru posti i Kryeministrit me nje rikombinim te forcave aktuale politike ne vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshem duhet te vije nga zgjedhjet e reja dhe jo nga nje menyre apo rruge tjeter.
Shqetesimin e kam se ka te atille qe duan qe te behen Kryeminister pa shkuar ne zgjedhje.
I mirepres mendimet tuaja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.