×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku beson në pafajësinë e Ramush Haradinajt

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 20:26

    Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka thënë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinajt.


    Lushtaku në reagimin e bërë në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe si e tillë është dëshmuar në vazhdimësi para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare.

    Lushtaku ka pohuar se Ramush Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë.

    “Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!