I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musata, ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se partia e tij nuk pranon qeveri teknike.
Ai në një konferencë për media, ka deklaruar se “nga sot vendi është në zgjedhje”.
ustafa ka shtuar se “qeveria teknike është ofenduese për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
Kryetari i LDK-së ka komentuar edhe lajmin për ftesën që i është bërë kryeministrit të Kosovës për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Me keqardhje e kemi pranuar lajmin. Askush nga ne nuk ka qenë i informuar për ftesën që i është bërë z.Haradinaj për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë” tha Mustafa.
Ai tha se LDK-ja e vlerëson faktin që Haradinaj ka shkuar “i zhveshur” nga pozita e kryeministrit të vendit./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.